Connect with us

Lajme

“Je një shtrigë ti” Habit Rama, ja thotë ‘copë’ drejtoreshës së shkollës: Të ka dalë nami gjithandej

Publikuar

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër shkollën ‘Hasan Koçi’ në Durrës.

Kjo godinë u rindërtua pas shkatërrimit nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë 26 nëntorin e vitit të kaluar.

Sipas Ramës kjo shkollë tanimë ka kushtet e atyre që ndodhen në Europë.

I shoqëruar nga ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj, Rama ka ndjekur nga afër përfundimin, përshtatjen në klasa të fëmijëve si edhe ambientet e shkollës.

Ndërkohë kryeministri Rama nuk ka kursyer as batutat me drejtoreshën e shkollës, për të cilën u shpreh: “Je një shtrigë ti, të ka dalë nami gjithandej që je shtrigë”.

Rama: Si shpjegohet që në këtë zonë gocat janë më të gjata se çunat?

Ahmetaj: Uji, deti, ajri

Rama: Pse rriten rriten vetëm gocat dhe jo çunat

Për drejtoreshën e shkollës ka pasur edhe një moment të sikletshëm.

Rama i drejtohet mësueses: Kush është drejtoresha nga ju?

Mësuesja tregon nga drejtoresha

Drejtoresha: Nuk ka problem, ne punojmë si staf

Rama: Duket që ishe ti drejtoresha, se kur të doli para mësuesja të bënë sytë xixa

Mësuesja: Nuk e dija që ishte pas meje

Drejtoresha: Nuk ka problem

Rama: Je një shtrigë, e di si e ke namin e shtrigë apo jo. Të ka dalë nami gjithandej

NA NDIQ NË FACEBOOK