Connect with us

Lajme

Shërohet Janullatos, del sot nga spitali

Publikuar

Kryepeshkopi Anastas Janullatos është shëruar nga koronavirusi duke planifikuar kështu rikthimin në Shqipëri.

Spitali “Evangelismos” në Athinë njoftoi se Hirësia e tij e ka kaluar tashmë koronavirusin pas 12 ditësh trajtim.

Mediat greke raportojnë se gjendja e tij tani është e mirë dhe mund t’i rikthehet jetës normale pas daljes së tij gjatë ditës së sotme.

“Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Hirëasia e tij Anastasi është shëruar dhe del sot nga spitali pas 12 ditësh. Ai do të qendrojë në karantinë brenda shtëpisë nën kujdesin e mjekëve”, njofton spitali.

Janullatos u nis dy javë më parë me avion ushtarak për në Athinë pasi u konstatua se kishte simptoma të koronavirusit.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK