Connect with us

Sport

Conte: Do të kthehem në Angli, por pasi ta bej Interin fitues

Publikuar

Antonio Conte e mori drejtimin e Interit në vitin 2019, pas një periudhe të gjatë diskutimesh për të ardhmen e tij. Trajneri nga Salento, në sezonin e tij të parë si zikaltër, mundi ta kthente ekipin në garën për titullin e Serisë A, por në fund ishte sërish Juvja ekipi që ngriti trofeun. Edhe pse nuk munguan polemikat dhe dyshimet për të ardhmen, në fund 51-vjeçari mbeti në Milano, për ta tentuar sërish “scudetton”.

Sigurisht që Conte është i përqendruar totalisht tek Interi, por herët a vonë, sikurse e pranon në interevistën e dhënë për “Telegraf”, dëshiron të tentojë përsëri lavdinë në kampionatin anglez, ku ka mundur të festojë titullin e Premier League-s në krye të Chelsea-t.

“Unë patjetër që do të kthehem në Angli, sepse dua të kem një përvojë tjetër në Premier. Kam kaluar një kohë të shkëlqyeshme atje dhe më ka pëlqyer atmosfera. Do të doja të kisha një përvojë tjetër në Angli, për veten dhe familjen time.”

Tani, gjithsesi, është i përqendruar tek e tashmja. I mposhtur në finalen e Europa League-s dhe i dyti në Serinë A në vitin e parë si trajneri zikaltër, Conte beson tek Interi i tij.

“Jemi në fillim të projektit. Po krijojmë bazat për t’i dhënë këtij klubi mundësinë për të qëndruar në nivelin më të lartë dhe për të qenë konkurrues, në mënyrë që të përpiqemi të fitojmë diçka çdo vit”.

Flitet shpesh për një largim tëy mundshëm të Contes nga Interi, por nëse dëgjon vetë trajnerin, duket se nuk ekziston një mundësi e tillë.

“Sinqerisht, dua ta vazhdoj këtë projekt dhe të qëndroj për shumë vite. Përveç kësaj, kam edhe një vit kontratë. Kam filluar një projekt këtu, vitin e kaluar kemi bërë diçka të mahnitshme.”

Për Conten vetëm një gjë thelbësore: koha në dispozicion.

“Mbërrita tek Interi 10 vite pasi klubi kishte fituar trofetë e fundit, kjo do të thotë që duhet të ndryshosh shumë gjëra dhe duhet të kesh kohë për ta bërë këtë atë.”

 

Lajme42 minutes ago

LAJMI I FUNDIT/ Prokuroria: Fekale nga kanalizimi janë futur në rrjetin e ujit të pijshëm në Gostivar përmes pompave!

Maqedoni1 hour ago

Labinot Tahiri i del në ndihmë djalit të Shpat Kasapit: Nga çdo dasmë do të ndajë nga 150 euro për Roelin

Shqipëri2 hours ago

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Lajme3 hours ago

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales

Maqedoni3 hours ago

Komuna e Gostivarit ka ndarë 600 mijë denarë për t’u përballur me epideminë

Maqedoni4 hours ago

Arrestohen shkupjanët që përdhunuan shtetasen serbe

Shqipëri4 hours ago

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

Lajme5 hours ago

Kurti takohet me ambasadorin turk: Turqia, një prej shteteve që Kosova bashkëpunon shumë në mbrojtje e tregti

Maqedoni6 hours ago

Dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, fatal për tre shtetas nga Kosova

Lajme7 hours ago

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Shqipëri7 hours ago

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Lajme8 hours ago

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK