Connect with us

Lajme

Kryeministri francez Castex: Do të luftojmë pamëshirë kundër islamistëve radikal

Publikuar

Kryeministri i Francës, Jean Castex, sot në Nice njoftoi se qeveria e tij do të vazhdojë luftën e pa kompromis ndaj radikalëve islamist. Castex nderoi viktimat e sulmit të muajit të kaluar në Nice ku vdiqën tre persona në sulmin e kryer nga radikali nga Algjeria që kishte bërtitur Allahu Akbar kur i kishte prerë kokën një gruaje, e pastaj kishte vrarë edhe dy të tjerë.

“Ne njohim armikun tonë. Ne e kemi identifikuar, e dimë si e ka emrin, dhe se është islamist radikal dhe një përkrahës i një ideologjie që gjymtuar vendet ku jetojnë myslimanët” tha Castex. Sulmuesi që dyshohet për vrasjet brutale në Nice, kishte arritur në Francë nga Tunisi dhe tani gjendet në gjendje të rëndë pasi ishte plagosur nga policia franceze.

.