Connect with us

Lajme

Përdhunoi dhe vrau 10-vjeçarin, “monstra” i Peshkopisë tenton vetëvrasjen në burg

Publikuar

Shpëtim Ziza, i dënuar me burgim të përjetshëm ka tentuar sërish vetëvrasjen. Edhe pse ndodhet në Spitalin e Burgut, aty ku dhe vëzhgimi është më i rreptë se në burgjet e tjera të Shqipërisë, ai ka tentuar të vrasë veten, duke prerë damarët me një filxhan kafeje.

Shpëtim Ziza pas këtij veprimi ka marrë lëndime në trup dhe është marrë nën kujdesin e mjekëve. Por ajo që mund të thuhet për të lidhet me tentativat e vazhdueshme për t’i dhënë fund jetës.

Ziza vuan dënimin e përjetshëm pasi në vitin 2007 përdhunoi dhe vrau me lidhëse këpucësh 10 vjeçarin Besim Çenga në Peshkopi, një ngjarje që bëri shumë bujë në atë kohë dhe që mbetet si një ndër krimet më të rënda në atë qytet me pak banorë e ku kushdo njeh këdo.

Vrasja e të miturit ndodhi në Peshkopi në vitin 2007, por familja e të akuzuarit nuk e pranoi asnjëherë implikimin e djalit në krimin makabër. Në vitin 2007, policia e Dibrës arrestoi Shpëtim Zizën nën dyshimet se ishte autor i vrasjes së 10-vjeçarit Bekim Çenga. I akuzuari, banor i lagjes “Kamen” në qytetin e Peshkopisë, fqinj me viktimën, u pretendua se e ka pranuar kryerjen e krimit, duke pohuar se e kishte përdhunuar, goditur e më pas mbytur fëmijën me lidhëse këpucësh.

Megjithatë, policia tha se autori, në atë kohë vetëm 19 vjeç është një i sëmurë psikik me kartelë mjekësore, gjë që u pretendua edhe në seancat e mëvonshme gjyqësore, por që nuk u mor parasysh nga asnjë trupë gjykuese, për shkak të makabritetit të ngjarjes.

Trupi i pajetë i 10-vjeçarit Bekim Çenga u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, 7 kilometra larg Peshkopisë, 5 ditë pas zhdukjes më 23 tetor 2007.

Pak muaj më parë ka tentuar që të vetëvaret në ambientet e burgut të Zaharisë. Dy prindërit e tij denoncuan në atë kohë përveç gjendjen e rënduar në qeli dhe pa asnjë kusht edhe mbylljen në një kafaz me hekur brenda qelisë të djalit të tyre.

Nëna e Shpëtim Zizës, Melita ngriti akuza në atë kohë për drejtuesit e institucionit. Sipas saj djali dhunohet brenda qelisë dhe nuk kurohet. “Është varur, ka prerë damarët, ca nuk ka bërë. Do vdesë, do shkojë tek vëllai. Ka tentuar që të varet në banjo, por e kanë shpëtuar sërish. Njëherë e çuan me urgjencë në spital. Para 3 muajve shkova tek djali e më tha: S’jam mirë më kanë rrahur. Unë kam prova, policët e dhunojnë. Drejtori i burgut më thotë se ai shan”, pohoi nëna në atë kohë për mediat.

Në vitin 2010 është vrarë edhe vëllai i Shpëtim Zizës dhe familjarët pretendojnë se kjo ka ndodhur për shkaqe hasmërie nga fisi Çenga.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK