Kosovë
Dreqi në detaje: VV thotë se u pajtua me LDK, por do të flasin sërish për detaje

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar pas takimit të sotëm me LDK’në, ku ka renditur temat e diskutuara mes vete.
VV shkruan se ende duhet të flasin për detaje tjera.
Ja reagimi i plotë:
Në Selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, u mbajt takimi i radhës i grupeve punuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën u diskutua për sigurinë e jashtme dhe të brendshme, procesin e vetingut, ligjin për shqyrtimin dhe verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme, trajtimin e krimeve të luftës dhe krijimi i mekanizmave shtetërorë për dokumentim e arkivim të krimeve të luftës në Kosovë, si dhe krijimi i një organi të posaçëm për hetime me qëllim të dekriminalizimit të institucioneve shtetërore.
Diskutimi u zhvillua në një frymë pozitive dhe shumë konstruktive. Për shumicën e çështjeve, u gjet pajtim i përbashkët. Grupet u dakorduan për detajizim edhe të disa çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë.
Takimi i radhës, do të mbahet të hënën, ku do të diskutohet për arsimin dhe shëndetësinë.




















