Connect with us

Kosovë

Matoshi tregon se a rrezikohet Nisma-AKR nga numërimi i votave të vonuara të diasporës

Publikuar

Fatmir Matoshi nga koalicioni Nisma-AKR ka thënë se kanë kaluar pragun dhe se shpresojnë në numërimin e votave të ardhura me vonesë nga Diaspora, transmeton Periskopi.

Sipas Matoshit, trendi i votave nga Diaspora është më i mirë se sa ai në Kosovë.

‘’E kemi kaluar pragun, nuk është rezultati që e kemi prit, është mbi prag. Aty ndoshta mund të ketë edhe më shumë se 5  mijë vota. Trendi i votave të diasporës për koalicionin tonë është më mirë se trendi i votave në Kosovë. Kemi pasë 6.9 për qind në pranimin e votave të rregullta’’

‘’Ndërsa ato 3 mijë votat që kanë ardh nga Serbia, janë vota të parregullta. Ato na kanë rreziku, por nuk na qesin jashtë pragut’’/PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK