Connect with us

Kosovë

Zjarr gjatë punimeve tek konviktet në Prishtinë

Publikuar

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka njoftuar se ka shpërthyer një zjarrë gjatë punimeve.

Sipas komunikatës gjatë këtij incidenti nuk ka të lënduar dhe as dëme material.

“Gjatë ditës së sotme në ora 14:00, në Qendrën e Studentëve ka shperthyer një zjarr gjatë punimeve në rezervuaret e ujit sanitar. Menjëherë pas kësaj punëtorët e Qendrës së Studentëve kanë intervenuar dhe kanë arritur ta kontrollojnë përhapjen e zjarrit deri në ardhjen e njesitit të zjarrëfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin përfundimisht. Ju informojmë se gjatë këtij incidenti nuk ka të lënduar dhe as dëme material” , thuhet në komunikatë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK