Sport
City e mposht me përmbysje Porton

Skuadra e Pep Guardiolas ka arritur të mposht me përmbysje 3:1 Porton, shkruan lajmi.net.
Përmes Luis Diaz mysafirët nga Portugalia kaluan në epërsi në minutën e 14’.
Sergio Aguero nga penalltia barazoi gjithçka në 1:1.
Në minutën e 65’, Ilkay Guendogan kaloi për të parën herë Manchester Cityn në epërsi në këtë ndeshje.
Fitoren e Cityt e vulosi Ferran Torres, që shënoi për 3:1 në minutën e 73’./Lajmi.net/






















