Connect with us

Sport

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Superligës, këto janë rezultatet

Publikuar

Dramë e vërtetë është zhvilluar në 45 minutat e para në Suharekë, aty ku Ballkani është duke udhëhequr 1:0 ndaj Dritës me golin e Mirlind Dakut.

Por gjyqtari Genc Nuza ka shpërndarë dy kartonë të kuq. Trajneri Ismet Munishi te vendasit është ndëshkuar pas protestave të shumta, kurse mbrojtësi Ilir Blakqori ka lënë Dritën me dhjetë lojtarë nga minuta e 25-të.

Prishtina është duke mposhtur Feronikelin në Drenas, falë golit të mbrojtësit Gentian Muca, i ardhur këtë merkato nga Tirana.

Pa gola është mbyllur në Gjilan ndeshja mes Gjilanit dhe Trepçës ’89. /Lajmi.net/