Connect with us

Kosovë

Behgjet Pacolli jep alternativën për hyrjen me pagesë në Prishtinë

Publikuar

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë një propozim të ri për të hequr tollovinë automobilistike në qendër të Prishtinës duke e cilësuar si “shaka” propozimin për hyrjen me pagesë.

Pacolli, i cili i takon edhe vetë komunës së Prishtinës, ka thënë se tollovia do të hiqej nëse nga qendra do të zhvendoseshin drejt periferisë krejt administrata me zyret e tjera civile, përcjell Periskopi.

Përveç kësaj, ai thotë se edhe kampuset universitare duhet të largoheshin nga qendra në mënyrë që qendra të ishte e lirë për banorët.

Ai thotë se është munduar ta realizojë një gjë të tillë që nga viti 2006. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK