Lajme
Maqedoni/ 10 viktima dhe 428 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, të dielën ka njoftuar për dhjetë të vdekur dhe 428 të infektuar me koronavirusin e ri, ndërkohë që 128 persona janë shëruar.
Të dhënat i referohen 1,853 testeve të kryera në 24 orët e fundit.
Viktimat janë: nga dy në Shkup, Tetovë dhe Prilep ndërsa nga një rast me fatalitet është regjistruar në Strugë, Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Strumicë.
















