Kosovë
Agim Bahtiri raportoi se u kërcënua, aktivistja e njohur mitrovicase: Gima po bën filma

Aktivistja e shoqërisë civile, Nerimane Ferizi, ka ironizuar me raportimet për kërcënim ndaj Kryetarit Agim Bahtiri.
Ajo ka bërë të ditur se nuk beson që dikush e ka kërcënuar Bahtirin, duke e quajtur madje këtë si “përrallë fejsbukore”.
Sipas Ferizit, vetë Bahtiri thoshte se e ka zhdukur krimin në Mitrovicë.
Sidoqoftë, Policia ka bërë të ditur se nuk dihet kush e ka kërcënuar Bahtirin, pasi ishin vetëm mesazhe nga një “fake” në faqen e Facebook-ut.
Reagimi i plotë i Ferizit:
“Gima” po ben filma!
- Bahtirin e paskan kercenu, e sigurisht me ndonje profil fallco, prej atyre qe i perdore grupi i tij per me i sha e fy ata njerez qe flasin per te bemat e tij ne Komunen e Mitrovices.
Perveç Gimes, n’filmin e tij po marrin pjese edhe plot personazhe qe i shkojne pas atij: Faruku, Tafili, Bekimi etj…
A nuk eshte Gima ai qe e ka zhduk krimin n’qytetin e Mitrovices a?
Ai qe thonte e kam largu haraçin e grupet mafioze?
A nuk eshte Gima ai qe i ka sjelle paqe e siguri Mitrovices a?
A nuk eshte Gima ai trimi qe prej HoLLande ka ardh fuqishem veç pse nuk i frikesohet askujt a?
Leni bre keto perralla fejsbukore!/Jepizë/





















