Connect with us

Lajme

Tani që nuk ka më iftare nga dalin rastet e reja? Karaxhoski: Nëse nuk i ndihmojmë vetes, s’na ndihmojnë as 500 mjekë

Publikuar

Nga Çairi, numri i lartë i rasteve me Kovid-19, tani u zhvendos në komunën e Aerodromit. Në valën e kaluar si shkak i burimit të infeksionit u paraqitën iftaret dhe festa e Bajramit, por tani që nuk kemi tubime të tilla, nga po dalin rastet e reja.

“Iftaret ishin në muajin maj. Tash jemi në muajin tetor. Tash nuk mund të themi se problem janë iftaret. Tash është problemi aty ku ka dasma dhe ku grupohen njerëzit”, tha në intervistë për “10 Minuta”, kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhoski.

Për këtë, në pakon e dytë shtrënguese është propozuar kufizimi i punës së operatorëve ekonomikë. Ende nuk është precizuar ora, pasi kjo çështje do të diskutohet ditën e hënë në Shtabin e Krizës. Është propozuar edhe që transporti publik të qarkullojë me 50 për qind të kapacitetit të udhëtarëve.

“Kufizim i kapacitetit të njerëzve në transportin publik deri në 50% siç ishte më parë, më tej, ndalesë për të gjitha ahengjet dhe orari i punës për të gjithë objektet hotelerike të përfundojë në ora 23:00. Nëse miratohet kjo pako dhe tjetra që është në Kuvend, mendoj se seriozisht do ta zbusë transmisionin e virusit”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Me këtë, bëhet përpjekje që të mirëmenaxhohen edhe kapacitetet spitalore, që siç thanë janë nga fundi. Të gatshme janë edhe spitalet modulare, por ende nuk ka pacientë në to. Qëllimi, siç tha Filipçe dhe Karaxhoski, është të shmanget ora policore, si në nivel lokal por edhe për tërë shtetin, kjo sepse vendi çdo ditë regjistron rekord rastesh pozitive. Parashikimet janë që ato të arrijnë deri në 1 mijë.

“Ju lutem, edhe media edhe popullatë, nëse nuk i ndihmojmë vetes, nuk mund të na ndihmojnë as 500 mjekë, as 500 infermiere, as 20 spitale. E gjithë kjo do të mbushet shpejtë, kurse ne siç e dini, punojmë nga marsi e këndej. Do të thotë, kërkojmë ndihmë nga të gjithë”, tha Karaxhoski.

Sa i takon pakos së kaluar restriktive, ku u propozua mbajtja e maskës në mjedise të hapura, ndalesa e grupimit në ambient të hapur dhe kufizimi i mysafirëve në shtëpitë e qytetarëve, Filipçe tha se pret të njëjtat të hyjnë fuqi nga java e ardhshme, pasi siç tha, amendamentet për ndryshim të Ligjit për mbrojtje të qytetarëve nga sëmundjet infektive, tashmë janë përpiluar.

.

Maqedoni38 minutes ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme2 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni3 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri4 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme5 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni6 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri6 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme7 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni9 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri9 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme9 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme10 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

NA NDIQ NË FACEBOOK