Sport
Ballkani vërteton forcën, përmbysë Arbërinë për tre pikë shumë të rëndësishme

Xhiroja e gjashtë e Superligës u hap me ndeshjen e zhvilluar në ‘Agron Rama’ në Kastriot, në të cilën u shënuan pesë gola.
Arbëria në minutën e 35’ kaloi në epërsi 1:0, kur shënoi Sunaj Hasan, shkruan lajmi.net.
Në minutën e 54’ erdhi barazimi për Ballkanin, pas golit të bukur të Mirlind Dakut.
Vendasit rikthyen epërsinë kur në minutën e 64’ shënoi Almir Kryeziu.
Por, Ballkani i Ismet Munishit nuk u dorëzua, dhe arriti të përmbyste rezultatin.
Ishte fillimisht Armend Thaçi që barazoi rezultatin në 2:2, kur shënoi në minutën e 72’.
Për të vazhduar me Mirlind Daku, që realizoi nga penalltia në minutën e 83′.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Endrit Krasniqi, që shënoi një super gol në kohën shtesë të ndeshjes.
Me këtë fitore Ballkani numëron 16 pikë, duke u renditur në vendin e parë, ndërsa Arbëria me tetë pikë mbetet në vendin e tretë./Lajmi.net/






















