Connect with us

Sport

A i shkeli Ronaldo protokollet kundër COVID-19 me udhëtimin drejt Italisë?

Publikuar

Ronaldo u kthye përsëri në Torino, pavarësisht se ishte testuar pozitiv me COVID-19 derisa ishte i grumbulluar te Kombëtarja e Portugalisë.

“Po, unë mendoj që po, nëse nuk do të kishte autorizime specifike nga autoriteti shëndetësor”, ka deklaruar Spadafora, kur u pyet nëse kthimi i Ronaldos ishte kundër rregullave për COVID-19, përcjell lajmi.net.

Juventus mbrojti Ronaldon, duke thënë se fluturimi i tij ishte autorizuar nga autoritetet shëndetësore.

Ende nuk dihet nëse Ronaldo do të jetë i gatshëm për sfidën kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK