Connect with us

Kosovë

Dy të lënduar në një aksident në Prizren

Publikuar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Bajram Curri” në Prizren.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, ku të përfshirë ishin dy vetura.

Lajmin e ka konfirmaur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

“Po, ka ndodh një aksident në lagjen e Kukësit. Dy persona kanë marr lëndime të lehta sipas raportit mjekësor. Në aksident janë të përfshira dy vetura me targa vendore”.

“Me rastin është marrë Njësiti i Trafikut. Më pas rasti do t’i kalojë Departamentit për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore të Prizrenit”.

NA NDIQ NË FACEBOOK