Connect with us

Lajme

Vetëm 8 vende të lira për pacientë me COVID tek klinika infektive

Publikuar

më

Kapacitetet spitalore janë zvogëluar dukshëm për një kohë të shkurtër pasi në secilën nga pesë ditët e fundit në vendin tonë janë regjistruar më shumë se 300 raste të reja më virus korona. Në rast se numri i të infektuarve do të jetë në të njëjtin nivel edhe gjatë ditëve në vazhdim, në funksion do të vihet spitali i montuar në oborrin e Klinikës Infektive. Në këtë spital në dispozicion janë 70 krevate, shifër e përafërt me krevatet e lira nëpër spitale deri pak ditë më parë. Nuk dihet akoma nëse do të bëhet në kohë ndërtimi i 19 spitaleve të tjera të montuara që u paralajmëruan për në 16 komuna në vend. Për këtë nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë përgjigje konkrete, mirëpo theksojnë edhe një herë shkaktarin e vonesës.

Ministria e Shëndetësisë:

“Të gjitha procedurat për të cilat është përgjegjëse Ministria e Shëndetësisë kanë përfunduar, ndërsa tani është radha e Bankës Botërore të finalizojë procedurat e saj për ndërtimin e spitaleve dhe buxhetin, i cili vjen prej tyre. Vonesa është shkaktuar për shkak se ish-zëvendës ministrja e Financave nga VMRO-DPMNE, Gordana Dimitrieska Koçoska, nuk dëshironte të nënshkruante huamarrjen.” Drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq, tha se personeli mjekësorë në këtë spital është mirë i organizuar edhe nëse trendi i rritjes vazhdon.

“Kapacitetet në Klinikën Infektive janë pothuajse të plotësuara. Sot ka ende le të themi 7,8,10 krevate. Por në plotësimin e parë të këtyre vendeve, edhe nëse ajo ndodh në orën 12 të natës, do të vihet në përdorim spitali i montuar. Vijnë infermiere, funksionojnë përmes sistemit të rotacionit. Problemi me personelin ka qenë gjithmonë i pranishëm në vendin tonë. Megjithatë, gjithashtu duhet të potencohet se barra nuk duhet të mbesë e gjitha mbi personelin shëndetësorë, por mbi të gjithë që paraprakisht të bëhet parandalim- deklaroi Milena Stevanoviq- drejtoresh e Klinikës Infektive.

Megjithatë, sistemi i rotacionit nuk mjafton për të plotësuar nevojat në spitalin e Strumicës. Drejtori i këtij spitali, Naqe Gogov, kërkoi kapacitete plotësuese spitalore, si hapësira ashtu edhe personel. Dy mjekë, tre infermiere dhe dy administratorë në këtë spital kanë rezultuar të infektuar me virus korona. Vende të lira nuk ka tashmë as në spitalin e Prilepit dhe as në atë të Kumanovës.

.

Lajme9 minutes ago

Kasami “godet” BDI-në për Provimin e jurisprudencës: Nuk vepruan në drejtim të implementimit në praktikë të ligjit për gjuhët

Lajme11 minutes ago

Kasami: Brenda dy vitesh qeverisje, ne kemi bërë më shumë se BDI për 20 vite në pushtet

Lajme13 minutes ago

Kasami: Me Albin Kurtin kemi komunikim shumë të afërt, po realizojmë projekte konkrete mes Shkupit dhe Prishtinës

Lajme14 minutes ago

“One Stop Shop” me Shqipërinë, Kasami: Është simbolika më e mirë e asaj që përfaqëson VLEN në qeveri

Lajme17 minutes ago

Qytetarët e kërkojnë Bilall Kasamin në post qeveritar: Ti mund t’i shtysh projektet para

Maqedoni42 minutes ago

Pasholli: VLEN dje festoi për shqipen, ndërsa sot Bekim Sali foli maqedonisht në Kuvend

Shqipëri1 hour ago

Nga Samiti i NATO-s te mbrojtja nga sulmet e huaja, Nufi: Kemi kapacitete për të mbrojtur territorin

Lajme2 hours ago

A po rikthehet miqësia mes Mickoskit dhe Taravarit? Taravari: Asnjëherë nuk kemi pasur armiqësi

Lajme2 hours ago

Bajrami: Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 5.39 miliardë euro

Lajme2 hours ago

Sela: Nuk mund të mendojmë për Bashkimin Europian duke shkelur mbi kokën e Agim Islamit e varrin e Rexhail Qerimit

Lajme2 hours ago

Minçev: Administrata shtetërore do të riorganizohet përmes një ligji të ri, që kërkon shumicë prej dy të tretash

Lajme3 hours ago

Shqiptari që hakoi GTA 6 dënohet me 7 vjet burg, por lirohet menjëherë, gjykatësi i dha një porosi të veçantë

NA NDIQ NË FACEBOOK