Connect with us

Sport

Shqipëri dominuese, por jo fituese – ‘Kuqezinjtë’ marrin vetëm një pikë në Kazakistan

Publikuar

Shqipëria luajti pa gola 0:0 në udhëtim kundër Kazakistanit, shkruan lajmi.net.

Në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, grupi 4, liga C, Shqipëria dhe Kazakistani ndajnë nga një pikë.

Në këtë ndeshje, Shqipëria ishte dominuese, duke krijuar disa mundësi të mira shënimi, por që fati nuk ishte me ta. Mundësia më e mirë erdhi në minutat e para, kur ishte vetëm shtylla ajo që ndali topin për të gjetur rrjetën.

Me këtë barazim, ‘Kuqezinjtë’ shkojnë në kuotën e katër pikëve, aq sa ka tashmë edhe Kazakistani.

Shqipëria luan një tjetër ndeshje këtë muaj, kur pas tri ditësh përballet me Lituaninë, po ashtu në udhëtim. /Lajmi.net/