Kosovë
Deputeti i LDK-së ankohet se Anamorava dhe Ferizaj s’janë përfshirë në qeverinë Hoti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Fatmir Rexhepi tha se për dialogun Kosovë-Serbi spektri politik i Kosovës duhet të unifikohet.
Për marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, Rexhepi vlerësoi se ato janë me rëndësi për vendin. “Ato janë zotime dhe kjo është shumë e madhe për Kosovën dhe ato janë me interes për vendin. Hoti ka ftuar që të gjithë se bashku të jenë atje”, tha Rexhepi në RTK.
Sipas tij në vitin 2021 duhet të jemi në një dekadë ndryshe për zhvillimet politike, por kjo mbetet të shihet.
Rexhepi ka folur edhe për koalicionin që ka qenë me VV-në. Ai ka qenë njëri ndër kundërshtarët e prishjes së këtij koalicioni.
Për këtë qeveri, ai tha se ka kritika pasi që edhe Anomarava dhe Ferizaj nuk janë përfshirë në qeverinë e tanishme.



















