Connect with us

Kosovë

Debat i ashpër mes Baton Haxhiut dhe Andi Bushatit

Publikuar

Baton Haxhiu në Open në Top Channel tha se Shqipëria dhe Kosova ka kohë që është një zonë e vetmë politike.

Retorikën politike dhe çmitizimi në poltikë ka ndodhur fillimisht në Shqipëri, ku Baton Haxhiu hodhi akuza për mitizimin e Albin Kurtit.

“Shqipria ka qenë vendi ku janë çmitizuar sendet, është bërë edhe për Skenderbeun, dhe ky mitizim po bëhet për njeriun që se kemi prekur as parë vendimet e tij”

“Unë do e përkrah në të gjithë premtimet që i ka bërë, mund ta krahasojmë Kurtin me Rama, nëse flamurin lara lara e hedh në shportë dhe e bën bashkimin me Shqipërinë, nësë i bën të gjitha gjërat do ta krahasoj, deri në atë moment jam në pritej të realizimit të tyre”, u shpreh tutje Haxhiu.

Ka ndërhyrë menjëherë Andi Bushati ku i tha Baton Haxhiut: Ku e ke mitizimin e Albin Kurtit, Baton?

Më vjen mirë që merr përsipër të flasësh për të tjerët- tha Haxhiu.

Jep një shembull?- tha Bushati përsëri.

48 orë intervista brenda javës- tha Baton Haxhiu.

Po ne kemi televizone ERTV. Neve na dal 10 orë kryeministri live, ju shqetësoheni për intervistat e Albin Kurtit? Ka entuziazëm, jo mitizim- tha Bushati.

Po mirë, në qoftë se të ndihmon ky si term, po e mbaj këtë si term- tha Haxhiu.

Është ndryshim i madh- tha përsëri Bushati./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK