Lajme
Miratimi i Kodit Zgjedhor në Kuvend, Meta: Më 25 prill do shembet muri i “Rilindjes”

“Një shkatërrim brutal të marrëveshjes së 5 qershorit”, kështu e konsideroi presidenti shqiptar Ilir Meta miratimin në Kuvend të Kodit të ri Zgjedhor.
Kreu i shtetit shkruan se “më 25 prill populli do të jetë në lartësinë për të rrëzuar murin kriminal të “Rilindjes” që po pengon integrimin”, shkruan A2 CNN.
“Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave. Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian. Ky mur do shembet nga tre milionë shqiptarë në 25 prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme”, ka shkruar Meta në Facebook.
.




















