Connect with us

Sport

Alisson mungon ndaj Everton, konfirmon Klopp

Publikuar

Derbi i Merseyside nuk do të shoh të zbres në fushën e blertë portierin brazilian, Alisson Becker.

Numri 1 i skuadrës së Liverpool vuan nga një lëndim dhe Jurgen Klopp ka konfirmuar se ai do t’i mungojë skuadrës për ndeshjen ndaj Everton.

“Ai  (Alisson Becker) nuk ka shanse që të luajë ndaj Everton”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Por, nuk e dimë se sa do të zgjasë situata”, ka shtuar tutje gjermani.

Mungesa e Alisson po vërehet te Liverpool, me skuadrën nga ‘Anfield’ që mbrëmë pësoi shtatë gola ndaj Aston Villas. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK