Connect with us

Lajme

Drogë dhe municion janë gjetur në shtëpinë e një shkupjani, ka filluar hetim

Publikuar

Prokuroria Themelore Publike në Shkup dha urdhër për zbatimin e procedurës hetuese për shkak të dyshimit se një person ka kryer vepra penale ” prodhimtari e paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekusorë” dhe “përpunim i paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë ose materie shpërthyese”.

Prokurori kompetent gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar, sepse ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë për rrezik nga fshehja gjegjësisht se do të arratiset dhe ekzistojnë rrethana të posaçme të cilat e arsyetojnë frikën se do ta përsërisë veprën penale.

NA NDIQ NË FACEBOOK