Connect with us

Uncategorized

Pamje lufte nga bombardimi i tankeve dhe kundërajrorëve mes Armenisë e Azerbajxhanit (VIDEO)

Publikuar

Konflikti i armatosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, i cili filloi në fundjavë, po vazhdon edhe të hënën. Palët kanë publikuar pamje të bombardimit të caqeve të armikut, ku shihet shkatërrimi i tankeve dhe sistemeve kundërajrore.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, pranoi se ushtria e vendit të tij ka pësuar humbje gjatë luftimeve në rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabakut, i cili kontrollohet nga armenët, por ndërkombëtarisht njihet si pjesë e territorit të Azerbajxhanit.

Armenia pretendon se i ka rrëzuar dy helikopterë të forcave azere dhe i ka goditur me artileri dy tanke të armikut, por një gjë e tillë është mohuar nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit.

Nuk dihet saktësisht si filloi përleshja e fundjavës, që është më e rënda nga korriku i këtij viti, kur 16 ushtarë u vranë nga radhët e të dyja palëve.

Konflikti mes këtyre dy vendeve e ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për shkak se nëpër këtë rajon kalojnë naftësjellësit dhe gazsjellësit që e furnizojnë Evropën nga burimet në Detin Kaspik.

Kombet e Bashkuara dhe fuqitë e mëdha u kanë bërë thirrje palëve që t’i ndërpresin menjëherë luftimet dhe t’i ulin tensionet.

Foto:

.

Maqedoni45 minutes ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri1 hour ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme2 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni3 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri4 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme5 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni6 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri7 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme7 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme8 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë8 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme8 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

NA NDIQ NË FACEBOOK