Kosovë
Dy pronarë të lokaleve shkulën drunjtë nga hapësira publike – Kallëzohen penalisht dhe xhobiten me 200 euro

Dy qytetarëve në Vushtrri u është shqiptuar nga një gjobë me vlerë prej 200 eurosh për shkak që kanë dëmtuar pronën publike, duke i shkulur drunjtë dekorativë në hapësirën përball komunës.
Drejtori i Inspekcionit në Vushtrri, Rrahim Ajeti, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se ndaj tyre është hapur edhe kallëzim penal.
“Me marrjen e informatës nga një qytetar dje me datë 27.09.2020 rreth orës 11:40 ku dy pronarët e lokaleve përballë sheshit “Ahmet Krasniqi” kanë dëmtuar pronën publike të cilët kanë shkulur drunjtë dekorative në hapësirën përfshirë me gjelbërimin publik, Inspektorët e komunës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Njësiti në Vushtrri kanë marrë masa ndaj këtyre personave të cilët e kanë dëmtuar këtë pronë dhe ndaj tyre është shqiptuar një gjobë mandatore në shumë prej 200 EURO dhe është bërë kallëzim penal”, ka shkruar Ajeti.
Në vendin e njëjtë janë mbjellë përsëri drunjtë të të njëjtit lloj.





















