Connect with us

Kosovë

MSH e dënon ashpër sulmin me thikë ndaj infermierit

Publikuar

Gjatë ditës së sotme ëshë sulmuar me thikë nga një i dyshuar një infermier i Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për këtë ka dalë me një reagim Ministria e Shëndetësisë të cilët thonë se janë të shqetësuar për këtë sulm dhe dënojnë ashpër atë dhe sulmet e tjera që kanë ndodhur ndaj personelit shëndetësor kudo në Kosovë.

“Pavarësisht rrethnave të cilat kanë çuar te ky sulm, të cilat duhet t’i zbradhin organet e rendit, MSh konsideron se ofendimet, sulmet dhe dhuna ndaj profesionistëve shëndetësor janë të papranueshme dhe kryerësit e këtyre akteve kërkon të ndëshkohen në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në reagim të MSH-së.

NA NDIQ NË FACEBOOK