Connect with us

Sport

Drita ‘fluturon’ drejt Polonisë, gati për befasinë ndaj Legias

Publikuar

Kampionia e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen kundër Legia Warszawa të enjten, me fillim nga ora 20:30, në kuadër të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Evropës.

Megjithëse vendasit janë favorit absolut, Drita me lojën e treguar ndaj Sileksit, mund të shkaktojë befasi të radhës.

Skuadra kosovare mund të shfrytëzojë edhe problemet e fundit që ndodhën me kampionin polak, pasi shkarkuan trajnerin dhe emëruan një të ri brenda pak ditëve.

Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me ekipin azerë Qarabag, në raundin final. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK