Connect with us

Lajme

Sa “kushtojnë” deputetët shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë? Ja pasuria e tyre

Publikuar

Ish-ministri i Kulturës, tashmë deputet nga radhët e Alternativës, Hysni Ismaili dhe deputeti Bastri Bajrami nga Lëvizja BESA, janë deputetët më të pasur shqiptarë në përbërjen e re të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Në bazë të dhënave të Komisionit Antikorrupsion, gjegjësisht Letrës anketuese për gjendjen pronësore, të cilën deputetët obligohen ta dorëzojnë te ky institucion, mund të shihet se deputeti Ismaili posedon më shumë lloje të pronave. Vetëm tokë në emër të prindërve e regjistruar në Tetovë, deputeti Ismaili posedon në vlerë prej mbi 47 milionë denarë. Ai po ashtu posedon edhe dy hapësira afariste, dy shtëpi dhe dy banesa të regjistruar si pronë personale – vlera e të cilëve i tejkalon 24 milionë denarë. Njëherësh, ai në Letrën anketuese ka lajmëruar se posedon edhe disa automjete dhe sende tjera, por pa precizuar pronësinë, shkruan gazeta KOHA.

Pasuri të ngjashme në Shkup posedon edhe deputeti Bastri Bajrami nga radhët e Lëvizjes BESA. Për dallim nga Ismaili, deputeti Bajrami, pronën e tij të patundshme kryesisht e ka në bashkëpronësi ose në emër të prindërve. Hapësira afariste në Shkup në vlerë prej më tepër se 31 milionë denarë, e shtrirë në 1.700 m2 është prona më e madhe të cilën e posedon deputeti Bajrami. Gjithashtu në emër të familjarëve ai ka të lajmëruar një tokë në vlerë prej 4.8 milionë denarë, respektivisht shtëpi dhe oborr në emër të prindërve në vlerë prej 4.9 milionë denarë. Automjetet Leksus, Audi A3 dhe Mitsubishi Paxhero janë veturat, të cilat deputeti Bajrami i ka të regjistruara si pronë në emër të përbashkët, bashkëshortes apo fëmijëve. Vlera e këtyre automjeteve është gati 20 mijë euro. Deputeti Bajrami, i cili po ashtu një mandat katërvjeçar ka qenë edhe në krye të Komunës së Haraçinës, në Letrën Anketuese, ka theksuar se në nivel mujore pranon edhe të hyra nga qiraja. Krahas pronës, ai ka njoftuar se ka edhe një kredi në bankë në vlerë prej 3 milionë denarë dhe të njëjtën duhet ta paguaj deri në vitin 2025. Ndryshe, si pronë personale të regjistruar deputeti Bajrami i ka lajmëruar dy pushkë gjuetie dhe një revole, vlera të cilëve është 115 mijë denarë, raporton KOHA.

Treshen e parë të deputetëve më të pasur në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut e përbën deputeti Halil Snopçe nga radhët e Aleancës për Shqiptarët. Patundshmëria e deputetit Snopçe nga Gostivari, e gjitha e lajmëruar në emër të prindërve, e tejkalon vlerën e 30 milionë denarëve. Si pronë personale, deputeti Snopçe ka lajmëruar dy automjete (Golf 5 dhe Ford Kuga), gjegjësisht mjete dhe koleksione artistike. Prej pesë kryetarëve të partive politike shqiptare deri më tani, Letrën anketuese deri te Komisioni Antikorrupsion e kanë dorëzuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ai i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Bilal Kasami i Lëvizjes BESA. Në bazë të këtyre të dhënave publike, Ali Ahmeti ka lajmëruar pronë personale (tokë bujqësore në Shqipëri dhe shtëpi në fshatin Zajas), e cila kap vlerën e 130 mijë dollarëve amerikan. Si pronë të luhatshme, Ahmeti e ka paraqitur automjetin e tij Folskvagen Pollo, në vlerë prej 7 mijë eurove, si dhe depozitë bankar prej 750 mijë denarë.

Nga ana tjetër, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, deri te Komisioni Antikorrupsion ka lajmëruar se posedon patundshmëri (tokë, shtëpi, pyll) në vlerë prej më shumë se 10 milionë denarë, e gjitha në fshatin Livadhi të Strugës. Mbi 11 milionë denarë pronë të patundshme në emër të prindërve të tij ka lajmëruar edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilal Kasami. Edhe koordinatorët e grupeve parlamentare të BDI-së dhe koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, Izet Mexhiti dhe Skender Rexhepi – Zejd, përmes Letrës anketuese kanë bërë të ditur se disponojnë prona të patundshme dhe automjete.

Ish-kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili renditet në mesin e deputetëve të rinj të BDI-së, në Letrën anketuese ka bërë të ditur se posedon shtëpi në emër të prindërve në vlerë prej 9.2 milionë denarë, me madhësi prej 516 m2. Ndërkohë, si pronë personale – Mexhiti i ka regjistruar dy automjetet e tij (Volvo X60 dhe Golf 7) të cilët kapin vlerën e mbi 2.8 milionë denarëve. Nga ana tjetër, deputeti Skender Rexhepi ka lajmëruar se si pronë personale posedon një shtëpi në vlerë prej 3.3 milionë denarë dhe tre automjete (Audi A6, VV dhe BMV) vlera të cilëve është mbi 1.6 milionë denarë./Koha

.

Maqedoni1 minute ago

Labinot Tahiri i del në ndihmë djalit të Shpat Kasapit: Nga çdo dasmë do të ndajë nga 150 euro për Roelin

Shqipëri31 minutes ago

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Lajme2 hours ago

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales

Maqedoni2 hours ago

Komuna e Gostivarit ka ndarë 600 mijë denarë për t’u përballur me epideminë

Maqedoni3 hours ago

Arrestohen shkupjanët që përdhunuan shtetasen serbe

Shqipëri3 hours ago

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

Lajme4 hours ago

Kurti takohet me ambasadorin turk: Turqia, një prej shteteve që Kosova bashkëpunon shumë në mbrojtje e tregti

Maqedoni5 hours ago

Dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, fatal për tre shtetas nga Kosova

Lajme5 hours ago

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Shqipëri6 hours ago

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Lajme7 hours ago

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

Lajme7 hours ago

Nis asfaltimi i rrugës nga Reçica e Madhe deri te autostrada, Qamili: Banorët e prisnin këtë projekt prej dekadash

NA NDIQ NË FACEBOOK