Connect with us

Lajme

“Të palarat” e Trump, Bolton në telashe: Nën hetim për botimin e librit me “sekrete”

Publikuar

më

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse John Bolton, ish-këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ka keqpërdorur informacionin konfidencial kur botoi një libër rreth mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, raportoi Wall Street Journal.

Ndërsa Reuters nuk mund të konfirmonte saktësinë e raportit dhe një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë nuk pranoi të komentonte, ashtu si edhe botuesi i librit Simon & Schuster.

Avokati i Boltonit, Charles Cooper shkroi në një përgjigje për Reuters se ai ishte i vetëdijshëm që po hetohej botimi i librit të klientit të tij.

Përpjekje për të bllokuar gjykatën

“Bolton hedh poshtë me forcë çdo akuzë se ai veproi në mënyrë të papërshtatshme, e lëre më në mënyrë kriminale, në lidhje me botimin e librit të tij. Ai do të bashkëpunojë plotësisht, siç ka bërë deri më tani, me çdo hetim mbi aktivitetet e tij”, shtoi Cooper, duke e quajtur Boltonin një ambasador për angazhimin e tij të mëparshëm në KB.

The Wall Street Journal shkruan se të hënën, hetuesit federalë i dhanë thirrjet gjyqësore agjentit letrar të Boltonit dhe shtëpisë botuese që botoi librin “Dhoma në të cilën ndodhi”.

Hetuesit po kërkojnë të gjithë komunikimin me Bolton, shkruan gazeta.

Administrata Trump ka provuar më parë në gjykatë për të ndaluar botimin e librit të Boltonit, i cili është jashtëzakonisht kritik ndaj presidentit republikan.

.

Lajme8 minutes ago

Kasami “godet” BDI-në për Provimin e jurisprudencës: Nuk vepruan në drejtim të implementimit në praktikë të ligjit për gjuhët

Lajme10 minutes ago

Kasami: Brenda dy vitesh qeverisje, ne kemi bërë më shumë se BDI për 20 vite në pushtet

Lajme12 minutes ago

Kasami: Me Albin Kurtin kemi komunikim shumë të afërt, po realizojmë projekte konkrete mes Shkupit dhe Prishtinës

Lajme14 minutes ago

“One Stop Shop” me Shqipërinë, Kasami: Është simbolika më e mirë e asaj që përfaqëson VLEN në qeveri

Lajme17 minutes ago

Qytetarët e kërkojnë Bilall Kasamin në post qeveritar: Ti mund t’i shtysh projektet para

Maqedoni42 minutes ago

Pasholli: VLEN dje festoi për shqipen, ndërsa sot Bekim Sali foli maqedonisht në Kuvend

Shqipëri1 hour ago

Nga Samiti i NATO-s te mbrojtja nga sulmet e huaja, Nufi: Kemi kapacitete për të mbrojtur territorin

Lajme2 hours ago

A po rikthehet miqësia mes Mickoskit dhe Taravarit? Taravari: Asnjëherë nuk kemi pasur armiqësi

Lajme2 hours ago

Bajrami: Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 5.39 miliardë euro

Lajme2 hours ago

Sela: Nuk mund të mendojmë për Bashkimin Europian duke shkelur mbi kokën e Agim Islamit e varrin e Rexhail Qerimit

Lajme2 hours ago

Minçev: Administrata shtetërore do të riorganizohet përmes një ligji të ri, që kërkon shumicë prej dy të tretash

Lajme3 hours ago

Shqiptari që hakoi GTA 6 dënohet me 7 vjet burg, por lirohet menjëherë, gjykatësi i dha një porosi të veçantë

NA NDIQ NË FACEBOOK