Sport
Presidenti i Brescia ‘shuan shpresat’ e të interesuarve për Tonali: Vlen 300 milionë

Sandro Tonali cilësohet si e ardhmja e mesfushës italiane, dhe paraqitjet e lojtarit kanë bërë që shumë skuadra të interesohen për të.
Massimo Cellino është në dijeni që ylli i skuadrës së tij është shënjestër e gjigantëve evropian, dhe lidhur me këtë ai ka folur disa fjalë, ku ka përmendur edhe një shumë marramendëse.
“Për mua, ai vlen 300 milionë euro, që do të thotë se nuk dua ta shes” ka thënë Cellino për ‘Gazzetta dello Sport’, transmeton lajmi.net.
“Kam një ëndërr. Nëse Sandro pranon, unë jam gati të bëjë sakrificë të madhe financiare për ta vazhduar kontratën e tij. Vendimi mbetet tek ai. Ai mund të qëndrojë dhe ta shijojë futbollin këtu, ose të shkojë tek një skuadër të madhe dhe të rrezikojë që të mbetet rezervist” ka thënë tutje presidenti i Brescia.
Tutje Cellino ka zbuluar se është kontaktuar nga disa skuadra të mëdha, sidomos nga Italia.
“Të gjitha skuadrat e mëdha italiane kanë kontaktuar. Nga jashtë kufijve janë edhe Atletico Madrid, PSG e Manchester City. Por sipas meje, ai do të ishte më mirë tek Brescia” ishin fjalët e Cellino.
Mbetet të shihet se çfarë Tonali do të vendos për të ardhmen e tij. /Lajmi.net/






















