Connect with us

Lajme

MPB: Hetojmë veprimet e Komitëve!

Publikuar

Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur, kjo ishte një nga thirrjet e shumta që u dëgjua gjatë së dielës nga tifo grupi Komitët teksa kalonin nëpër sheshin Maqedonia para ndeshjes Shkupi – Vardar. Nga MPB në një përgjigje të shkurt na infromuan se janë duke u ndërmarë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

MPB

“Ministria e Punëve të Brendshme punon në marrjen e masave për zbardhjen e plotë të rastit në fjalë, pas çka do ta infromoj opinionin”.

Edhe nga Prokurorinë Themelore Publike na thanë se deri në këtë moment nuk është dorëzuar padi penale dhe në momentin që do të ketë diçka do të veprohet sipas kompetencave të saj.

Thirrjet anti shqiptare u dënuan nga edhe nga politika. Zv kryeministri Artan Grubi I cili theksoi se të rinjët që brohorasin me gjuhë të urrejtjes në mes të Shkupit duhet të dënohen.

“Gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme plot mllef të disa të rinjëve në mes të Shkupit është për tu dënuar. Sjellja e tillë nuk ka vend në shoqërinë tonë të re, shoqërine e barabartë për të gjithë, me vlera euroatlantike. Indoktrinimi i rinisë dhe intoleranca etnike janë me afat të skaduar” shkroi Grubi në profilin e tij zyrtarë.

Edhe nga partia Alterntiva i dënuan këto thirrje albanofobe të komitëve dhe kërkuan masa ndëshkuese ndaj të njejtëve.

FATON FAZLIU-ALTERNATIVA

“E dënojmë këtë gjuhë të tifozëve maqedonas të KF “Vardar”, presim që klubi të distancohet prej tyre, ndërsa i bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të mos heshtë dhe të bëjë rolin e “banorit të Marsit”, por t’i mbledhë video-materialet e këtyre skenave dhe të ngrejë padi për përhapje të gjuhës së urrejtjes, për thirrje për shfarosje, për poshtërim dhe ofendim të një komuniteti”.
Edhe përkundër reagimeve nga akorët politik, thirrje të ngjajshme nga ky tifogrup ndodhin shpesh gjatë ndeshjeve futbollistike, shkruan TVM2.

NA NDIQ NË FACEBOOK