Connect with us

Sport

Shtatë boksierët që u pensionuan si kampionë: Joshua drejt pensionit edhe nëse fiton ndaj Ruiz?

Publikuar

Ylli britanik i boksit, i cili mbante rripat e kampionit në kategorinë e rëndë, derisa u mposht nga Andy Ruiz JR, mund të pensionohet më herët sesa është menduar.

Joshua mund të ndjek rrugën e shtatë boksierëve të tjerë që janë pensionuar si kampionë në fuqi, pasi edhe nëse triumfon ndaj Ruiz për të rikthyer rripat, AJ mund të pensionohet, sipas Eddie Hearn.

Hearn ka befasuar të gjithë duke hapur mundësinë për pensionimin e AJ, duke lënë të hapur mundësinë se nuk do të ketë kurrë një duel Joshua – Fury ose Joshua – Wilder, përcjell lajmi.net.

Me gjithë këto thashetheme që po qarkullojnë, lajmi.net ua përcjell më poshtë shtatë boksierët që u pensionuan si kampionë në fuqi.

Rocky Marciano – 1955
Joe Calzaghe – 2008
Andre Ward – 2017
Floyd Mayweather – 2017
Vitali Klitschko – 2012
Carl  Froch – 2014
Lennox  Lewis – 2003 /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK