Religjion
Ata të cilët do të hidhen përmbys në xhehenem, për shkak se janë lavdëruar me veprat e tyre të mira

Pasi që e kreu punën të cilën e kishte porositur babai, djaloshi u
kthye në shtëpi dhe i tha babait të tij: “O baba, unë ia dhashë drejtorit të
organizatës humanitare paratë që i ke dërguar, dhe kur ai më pyeti për emrin e
bamirësit, unë ia përmenda emrin tënd!”
Babai i tij u përgjigj: “O biri im, a nuk të paralajmërova ty që
mos ta bësh këtë?! A nuk të thashë, dorëzoji paratë dhe shkruaje në zarf vetëm
‘bamirës’, pastaj kthehu në shtëpi pa asnjë shpjegim se kush i dërgoi paratë!?”
Djali tha: “O baba, unë doja që emri yt të jetë në listën e
bamirësve, në mënyrë që njerëzit të të ndjekin për mirë”.
Babai vazhdoi: “O biri im, unë nuk dua të bëj vepra të mira
që të më shohin ose të dëgjojnë njerëzit, sepse atëherë ajo është rija‘-
(të bësh vepra për hir të njerëzve dhe lavdërimeve të tyre), dhe jo për hir të
Allahut, dhe dihet se rija’-ja i shkatërron veprat e mira dhe e shkatërron
shpërblimin në ahiret.”
Djali ishte këmbëngulës: “O baba i dashur, kush thotë se ti ke
ndarë nga pasuria që të ka dhënë Allahu, në mënyrë që të të shohin njerëzit. Unë
vetëm kisha në mendje që të dihet për bamirësinë tënde, në mënyrë që të bëhesh
shembull për njerëzit e tjerë në bamirësi dhe që njerëzit të të përmendnin për të
mirë.”
Atëherë babai u zemërua dhe tha: ‘Jam lodhur nga komentet e tua,
kjo që ke bërë është rija’ e pastër, ti më tradhtove dhe unë e lus Allahun që të
na falë, sepse nuk e dëshirova atë që ti e bëre. Allahu i Lartësuar i pranon veprat
e mira vetëm nëse bëhen sinqerisht në emrin e Tij. A nuk e kedëgjuar tregimin
për dijetarin, dëshmorin dhe pasanikun, të cilët u hodhën përmbys në xhehenem,
për shkak se u mburrën me veprat e tyre të mira?!”
Djali u përgjigj me turp: “Jo, nuk kam dëgjuar o baba, do
të doja të ma tregosh atë tregim, që të mund të marr mësim.”
Babai i tij i tha:“Nga Ebu Hurejre (r.a.) përcillet se ka thënë:
E kam dëgjuar Pejgamberin (savs) duke thënë, se Allahu i Madhëruar dhe i
Lartësuar ka thënë:Njeriu i parë që do të hidhet në Zjarr do të jetë
shehidi, ai i cili është vrarë në betejë!’
Njëri nga sahabët, i habitur e pyeti: ‘Si do të hidhet shehidi
në zjarr?! A nuk na ke thënë se çfarë shpërblimi do të ketë shehidi në Ditën e
Gjykimit?!”
Muhamedi (savs), u përgjigj:‘Shehidi për të cilin po ju flas, për
fat të keq, do të hidhet në Zjarr. Melekët do ta sjellin atë para Allahut të
Lartësuar, i Cili do t’ia paraqesë begatitë që ia ka dhënë, jetën, shëndetin,
arsyen, nafakën, dhe ai do t’i konfirmojë këto begati. Pastaj Allahu do ta
pyesë: ‘Dhe çfarë ke bërë me këto begati?’ Ai do të përgjigjet: O Zoti im, unë
kam luftuar në rrugën Tënde dhe kam marrë pjesë në shumë beteja duke dashur që
fjala e së vërtetës të fitojë dhe në fund unë u vrava duke luftuar dhe mbrojtur
fenë Tënde. Allahu do t’i thotë:Po gënjen! Ti luftove vetëm që njerëzit të
thoshin sa trim që je, dhe ata thanë. Ti tek Unë nuk ke shpërblim tjetër përveç
Zjarrit, sepse Unë i pranoj vetëm veprat që bëhen sinqerisht në emrin Tim.
Çojeni në xhehenem! Pas kësaj, melekët do ta hedhin përmbys në zjarr.”
Pastaj Pejgamberi (savs), vazhdoi: “I ngjashëm me të është edhe
njeriu që e mësoi dhe studioi Kuran dhe ua mësoi edhe njerëzve të tjerë. Ai u
bë i famshëm dhe i njohur në mesin e njerëzve dhe ata admiroheshin me zërin e
tij të bukur, dhe nuk e kursenin pasurinë e tyre për ta shpërblyeratë. Përshkak
të kësaj, ai u bë kryelart dhe nuk i interesonte fitimi i shpërblimit për
ahiret me leximin dhe mësimin e tij, por dëshironte të fitonte sa më shumë pasuri
të kësaj bote dhe kështu të fitonte famë dhe popullaritet. Melekët do ta
sjellin atë para Allahut dhe Ai do ta njoftojë atë me begatitë që ia ka dhuruar
dhe do ta pyesë se çfarë ka bërë me to. Dijetari do të përgjigjet: O Zoti im,
unë kam studiuar shkencë, kam lexuar Kuran dhe i kam mësuar njerëzit e tjerë duke
dëshiruar vetëm kënaqësinë Tënde. Atëherë Allahu do t’i thotë:Po gënjen! Ti
vetëm ke mësuar që njerëzit të thonë se ti je dijetar, ke lexuar Kuran që të
thonë se sa lexues i mirë që je, dhe njerëzit e kanë thënë atë që ke dashur. Ti
e kemarrë shpërblimin tënd, tek Unë nuk ke asgjë përveç Zjarrit. Pas kësaj, melekët
do ta marrin dhe do ta hedhin përmbys në zjarrin e xhehenemit.
I ngjashëm me këta të dy, është edhe një njeri i cili kishte pasuri
të madhe, dhe atë ua ndau të varfërve dhe u bë i njohur për bujarinë e tij. Ai
ishte i impresionuar nga ky atribut, dhe filloi të ndajë edhe më shumë, dhe shfrytëzoi
çdo mundësi për t’ua përmendur dhe numëruar njerëzve se sa pasuri ka dhënë.Edhe
atë melekët do ta sjellin para Allahut të Plotfuqishëm, dhe do t’i paraqiten begatitë
që Allahu ia ka dhuruar. Pas kësaj, Allahu do ta pyesë atë se çka ka bërë me
këto begati, dhe ai do të përgjigjet: O Zoti im, unë nuk kam lëshuar asnjë
mundësi që më është dhënë për tu shpërndarë pasuri personave në nevojë, dhe
krejt këtë a kam bërë vetëm për kënaqësinë Tënde. Allahu do t’i thotë: Po
gënjen! Ti e ke ndarë pasurinë vetëm për t’i bërë njerëzit që të thonë se ti je
fisnik dhe bujar, dhe ata kanë thënë. Ti tek Unë nuk ke shpërblim tjetër përveç
Zjarrit. Merreni dhe hidheninë xhehenem!”
Pasi që ia tregoi këtë hadith, babai e shikoi djalin e tij dhe e
pyeti:“A e mësove tani se çfarë duhet të jetë një vepër që ta pranojë Allahu?”
Vështrimi i menduar djalit dhe heshtja e tij ishin përgjigja më e mirë për
pyetjen e bërë.
Përshtati: Miftar Ajdini





















