Connect with us

Lajme

120 vdekje në 100 mijë banorë për shkak të ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

Pas të dhënave dëshpëruese të publikuara nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, sipas së cilës Maqedonia është në vendin e tetë nga fund të listës sipas numrit të vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit, nga dikasteri i ekologjisë thonë se është çështje kohe kur të mbyllet kapitulli me uljen e ndotjes nga industritë dhe është vetëm çështje kohe para se ai kapitull të mbyllet – sigurojnë nga ministria në fjalë. Sipas një raporti nga Agjencia Evropiane, çdo e 8 viktimë është pasojë e mjedisit të dëmshëm në Evropë.

Në raport përmendin se këta njerëz të shpeshtën kanë kancer, sëmundje kardiovaskulare, çrregullime mendore dhe neurologjike apo astmë. Agjencia evropiane e mjedisit ka publikuar listë të 37 vendeve në të cilat Maqedonia ka 120 viktima në 100,000 njerëz për shkak të ndotjes. Nga Ministria e mjedisit thonë se po merren masa konkrete për ta zvogëluar ndotjen e ajrit dhe se për herë të parë janë ndarë rreth 15 milion euro nga buxheti i shtetit. Shtojnë se zëvendësimi i sistemeve jo-ekologjike të ngrohjes në çerdhe dhe shkolla do të vazhdojë, efikasiteti i energjisë do të përmirësohet, procedura për dhënien e inverterëve është duke u zhvilluar kurse kontrollet e instalimeve me leje të integruara A, janë përforcuar.

Situata me mjedisin jetësor është dështuese në Shqipërinë fqinje, e cila është në fund të listës. Atje, shkalla e vdekshmërisë është 173 për 100,000 njerëz. Një situatë e ngjashme ekziston në Bosnjë dhe Hercegovinë, Rumani, Bullgari, Hungari, Mal të Zi dhe Letoni. Ndryshe nga Lindja, situata është shumë më e mirë në Perëndim. Islanda kryeson listën me 35 vdekje për 100,000 njerëz. Agjencia thotë se lufta kundër ndotjes së mjedisit është thelbësore për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të Evropës, veçanërisht grupeve të cenueshme të tilla si fëmijët, të moshuarit dhe më të varfrit.

Video:

.

Shqipëri30 minutes ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme1 hour ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni3 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri3 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme4 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme4 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë4 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme5 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë5 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni6 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota6 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

Lajme7 hours ago

Arben Fetai merr detyrën e re: Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit

NA NDIQ NË FACEBOOK