Sport
Mancini: Jorginho shumë i rëndësishëm për Italinë

Mesfushori i Chelsea, i cili mbron edhe ngjyrat e kombëtares së Italisë, Jorginho, ka pranuar lëvdata nga selektori Roberto Mancini.
Mancini ka bërë të ditur edhe një herë se Jorginho është fundamental në kombëtaren ‘Azzurri’.
“Sensi luajti mirë ndaj Bosnjës, edhe anash golit”, tha fillimisht Mancini, transmeton lajmi.net.
“Por, dukshëm, Jorginho është fundamental për ne, sikur Marco Verratti dhe të tjerët me kualitete të larta”, shtoi selektori italian.
Italia luan sonte ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, pas barazimit 1:1 ndaj Bosnjës. /Lajmi.net/


















