Connect with us

Kosovë

Nga kampi i Albin Kurtit i reagojnë presidentit Thaçi, e quajnë “legen”

Publikuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar të premten në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, është ndërmarrja më serioze diplomatike e SHBA-së në dy vitet e fundit.

“Ndihem i lumtur dhe krenar që pas përpjekjeve dhe punës së përbashkët për dy vite me presidentin Trump, të premten arritëm të formalizohen këtë përpjekje. Kjo ishte ndërmarrja diplomatike më serioze e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në këto dy dekada”, u shpreh ai në një konferencë për media.

Atij për këtë i ka reaguar Arbër Zaimi, ish-këshilltari i Albin Kurtit, përcjell Bota sot.

Zaimi e ka quajtur këtë mosmirënjohje të “legenave”, duke thënë se angazhim serioz diplomatik SHBA-ja kishte kur Beroge Bush nga Tirana lajmëroi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Reagimi i tij në Facebook:

Mosmirënjohja, tipar dallues i legenave.

Dikush që mendon se angazhimi më serioz diplomatik amerikan për shqiptarët në 2 dekadat e fundit ka qenë ai i George Bush-it, i cili prej Tiranës lajmëroi shpalljen e pavarësisë së Kosovës, dhe angazhoi fuqinë e ShBA-ve për të siguruar dhjetëra njohje.

Por jo. Na tregon Thaçi se angazhimi më serioz paska qenë marrëveshja për të filluar Kosova fushatën për të drejtat e LGBT-ve në 69 vende të botës, imponimi i mini-shengenit, dhe hapja e rrugës Beograd – Durrës. Hajt se aty është Durrësi, s’na e merr dot Serbia.