Sport
Lëndohet Mbappe, ka probleme me shpinën

Ylli i Francës, Mbappe, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e së shtunës, të cilën Franca e fitoi ndaj Suedisë.
Ishte pikërisht Mbappe që shënoi golin e fitores, por atij i janë paraqitur probleme me shpinën, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vet lojtari.
“Dhemb pakëz. Mora një goditje, por do të përmirësohet, kështu që është mirë”, ka thënë Mbappe, transmeton lajmi.net.
“Ne do të rikuperohemi dhe të luajmë më mirë ndaj Kroacisë. Ne do të punojmë. Është trajneri që vendos kush aktivizohet”, shtoi francezi.
Mbappe me shumë gjasë nuk do të paraqitet ndaj Kroacisë, për të mos rrezikuar më shumë rreth gjendjes së tij fizike. /Lajmi.net/






















