Connect with us

Sport

Messi humbet mbështetjen

Publikuar

Vendimi i Messit për të vazhduar në Barcelonë nuk i ka pëlqyer shumë publikut.

Në një sondazh online të ‘AS’, ku morën pjesë rreth 26 mijë persona, 61.62 për qind  janë përgjigjur me “JO” në pyetjen nëse jeni dakord që Messi të vazhdojë te Barcelona, përcjell lajmi.net.

Vetëm 38.38 për qind kanë mbështetur vendimin e Messit për të qëndruar te Barcelona.

Numrat tregojnë humbjen e mbështetjes në numrin 10 të Barcelonës.

Telenovela e Messit dhe Barcelonës përfundoi ditën e premte, me argjentinasin që konfirmoi se do të mbetet në ‘Camp Nou’, gjatë një interviste për ‘Goal.com’./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK