Sport
Sunderland pritet ta finalizojë në fundjavë transferimin e Arbenit Xhemajlit

Xhemajli që kishte marrë ftesë nga Kosova për ndeshjen e shtatorit, refuzoi grumbullimin me qëllim që të dëshmojë vetën tek Sunderlandi ku ishte në prova për disa ditë.
Sipas, sunderlandecho.com, mbrojtësi kosovar ka lënë përshtypje të mira te skuadra në miqësoren kundër Gateshead, kur luajti për 45 minuta.
Tani gazetari i Sky Sports, Keith Downie raporton se zyrtarizimi i transferimit të Xhemajlit te Sunderland do të kryhet në fund të kësaj jave, përcjell lajmi.net.
Xhemajli kishte marrë ftesë nga Kosova U21 për ndeshjen me Anglinë por ai u tërhoq pasi kishte vendosur të stërvitet me Sunderlandin për t’i bindur drejtuesit e skuadrës që të nënshkruajnë me të.
Sunderlani është i njoftuar me futbollistët shqiptarë pasi më herët aty ka luajtur edhe Lorik Cana, madje e ka bartur edhe shiritin e kapitenit para se të kalojë te Galatasaray në Turqi. /Lajmi.net/






















