Sport
Real Madrid ‘frikëson’ Chelsean – synon shërbimet e Hudson Odoi

Sipas raportimeve të ‘Don Balon’, Real Madrid dëshirojnë që të transferojnë Callum Hudson – Odoi, transmeton lajmi.net.
Madrilenët duket se e shohin të riun anglez si Eden Hazard i ardhshëm dhe dëshirojnë që ta kenë nën shërbimet e tyre.
Ylli i Chelsea mund të ndjek hapat e ish shokut të skuadrës, nëse presidenti Florentino Perez bën një ofertë të konsiderueshme.
18 vjeçari ka bërë edhe debutimin e tij me kombëtaren e Anglisë më herët gjatë këtij viti, si dhe po kthehet në ritmin e sezonit të kaluar, pas dëmtimit që e përcolli në fillim të sezonit. /Lajmi.net/






















