Connect with us

Kosovë

TransferMarkt: I gjithë ekipi i Moldavisë nuk kushton as sa një këmbë e Rashicës

Publikuar

Kombëtarja e Kosovës në futboll, kategoria e burrave, do të luajë nesër kundër kombëtares së Moldavisë. Por, cila është vlera e lojtarëve në treg te këto kombëtare?

Periskopi ka konsultuar magazinën e specializuar prestigjioze për transferime, Transfermarkt, për të mësuar vlerën e lojtarëve të të dyja kombëtareve në treg.

Kosova del se vlen plot 69 milionë e 130 mijë euro aktualisht. Në këtë vlerë nuk është llogaritur fare Vedat Muriqi – i cili për shkak të lëndimit të pësuar nuk u ftua fare nga Bernard Challandes.

Lojtari më i shtrenjtë i Kosovës vazhdon të mbetet Milot Rashica me 22 milionë, i pasuar nga Amir Rrahmani me 14, Valon Berisha me 4  e Mërgim Vojvoda me 4.

E gjithë kombëtarja e Moldavisë, e bërë bashkë, vlen vetëm 10,23 milionë – që nënkupton as sa njëra këmbë e superyllit tonë, Milot Rashicës.

Në ekipin moldav, Artur Ionita është më i vlerësuari me 2,5 milionë, e pas tij është Alexandru Epureanu me 1,5 milionë. Të gjithë të tjerët kanë vlerë më të vogël se 1 milionë. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK