Connect with us

Sport

Partey dëshiron kalimin tek Arsenal

Publikuar

27 vjeçari është bërë emër i njohur në Madrid, dhe një nga shtyllat kryesore të ekipit të Diego Simeones, por mund të largohet nga klubi nëse paguhet klauzola e tij prej 44 milionë funte.

Këtë verë Arsenal ka qenë shumë i lidhur me të, dhe tani lojtari është i hapur të bëjë këtë lëvizje, raportojnë mediet e huaja, përcjell lajmi.net.

Kontrata aktuale e Partey vlen deri në vitin 2023 dhe besohet se kriza e shkaktuar nga COVID-19 do t’i pamundësojë Atelticos që t’i ofrojë kontratë të re.

Simeone thuhet se ka qenë i vendosur për të mbajtur lojtarin, por bisedimet mes Partey dhe Atleticos nuk kanë qenë të frytshme./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK