Uncategorized
SHBA-ja me afro 6 milionë raste me COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i afrohen shiftës së gjashtë milionë rasteve të koronavirusit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Aktualisht janë 5.996.431 infeksione të konfirmuara dhe 183.066 vdekje – numri më i lartë i vdekjeve në botë.
Rritje të numrit të të prekurve me COVID-19 janë regjistruar në Iowa, Dakotën Veriore dhe atë Jugore. Sidoqoftë, në të gjithë Amerikën, numri i rasteve të reja ditore ka rënë që nga nivelet rekorde në korrik, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.




















