Kosovë
India vendos rekord: 78 mijë e 761 raste për një ditë

India ka kaluar me numër rastesh të konfirmuara për një ditë edhe ShBA-në pasi numri i rasteve të reja arriti në 78 mijë e 761.
Deri tash, vendi i dytë më i populluar në botë ka arritur në 3 milionë e 540 mijë raste, duke u bërë vendi i tretë më i goditur nga pandemia. Në vend të parë janë Shtetet e Bashkuara dhe Brazili.
Numri i të vdekurve në Indi u rrit për 948 persona të tjerë duke shkuar në 63 mijë e 498, raporton Reuters, përkthen Periskopi.
Maharashtra, shteti më i pasur dhe më i urbanizuar i Indisë, regjistroi 331 vdekje në ditë.
Pavarësisht rritjes së rasteve, kryeministri Narendra Modi ka bërë thirrje për një kthim në normalitet dhe një ulje të humbjeve ekonomike shkaku i pandemisë./Periskopi





















