Connect with us

Lajme

4 të vdekur dhe 84 të infektuar nga COVID-19 në Shqipëri

Publikuar

Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4 viktima dhe 84 të infektuar nga COVID-19, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa numri i të shëruarve është në 97 persona duke e quar numrin e përgjithshëm në 5020.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 28 raste në Tiranë, nga 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 7 raste në Kukës, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Mirditë, nga 2 raste në Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Divjakë, Malësi e Madhe, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri.

Atje deri tani janë kryer 61214 teste, prej tyre 9279 janë pozitive, ku 5020 janë shëruar dhe raste aktive janë 398.4

Ndërsa 275 persona e kanë humbur jetën në Tiranë 130, Durrës 39, Shkodër 36, Elbasan 14, Fier 13, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2.

NA NDIQ NË FACEBOOK