Connect with us

Lajme

Nga java e ardhshme Maqedonia bëhet me Qeveri të re

Publikuar

më

Të shtunën Kuvendi do të hapë debatin për ministrat e kabinetit të ri qeveritar, të cilët edhe zyrtarisht, i propozoi dje mandatari për formimin e Qeverisë, Zoran Zaev. Menjëherë pas ministrave, deputetët do të duhet të japin dritë jeshile edhe për emërimin e zëvendës ministrave me të cilët do të kompletohet ekzekutivi, ndërsa më pas Qeveria e posazgjedhur do të caktojë edhe sekretarët shtetëror. Qeveria e re do të ketë 19 ministra, apo shtatë më pak se Qeveria e kaluar.

Në ekzekutivin e ri LSDM do të ketë 11 ministra, prej të cilëve tetë me resor dhe tre zëvendës kryeministra. Nga kjo parti, Luço Nikollovski do të emërohet zëvendës kryeministër për luftë kundër korrupsionit, Fatmir Bitiqi, zëvendës kryeministër për ekonomi, Nikolla Dimitrov, zëvendës kryeministër për çështje evropiane, Oliver Spasovski, ministër i punëve të brendshme, Radmilla Sheqerinska, ministër e mbrojtjes, Bojan Mariçiq, ministër I drejtësisë, Bllagoj Boçvarski për transport dhe lidhje, Venko Filipçe për shëndetësi, Jagoda Shahpaska, ministër për punë dhe politikë sociale dhe Irena Stevoska, minister e kulturës.

Nga koalicioni ‘Mundemi’, Arjanit Hoxha i Lëvizjes Besa do të emërohet ministër i Bujqësisë, ndërsa Goran Milevski nga PLD do të jetë ministër për Vetëqeverisje Lokale.

Bashkimi Demokratik në këtë Qeveri do të ketë 6 funksionarë, Artan Grubi zv/kryeministër i parë dhe ministër në Ministrinë për Sistem Politik dhe marëdhënie ndërmjet bashkësive, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi do të udhëheqë me financat e vendit, Kreshnik Bekteshi me digasterin e Ekonomisë, Jeton Shaqiri me ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës publike dhe Naser Nuredini do të vazhdojë në Ministrinë e Ambientit.

Transformimi i ekonomisë për rritje sa më të shpejtë dhe standard më të mirë, investime në shëndetësinë publike, ulje e shkallës së varfërisë nën 16 për qind me theks të veçantë varfërinë e fëmijëve, instalimi i policisë komunale nën ingerenca të pushtetit lokal që do të ketë autorizime ligjore të sigurojë rendin në komuna dhe në qytetin e Shkupit. Këto janë pjesë nga programi i ri për punën e Qeverisë, që poashtu dje e propozoi zyrtarisht mandatari Zoran Zaev, ndërsa të shtunën do të duhet ta miratojnë deputetët.

.

Maqedoni10 minutes ago

Atentati i planifikuar ndaj izraelitit me urdhër nga Irani: Del emri i të arrestuarit nga Kumanova, katër dyshohet se janë shqiptarë

Maqedoni28 minutes ago

Me një klikim policia do të verifikojë regjistrimin, sigurimin dhe gjendjen teknike të automjeteve: Gjoba deri në 10.000 euro për firmat që shkelin rregullat

Maqedoni40 minutes ago

Sa kushton mungesa e pajisjeve dimërore? Gjobat në Maqedoni dhe vendet e rajonit

Maqedoni57 minutes ago

Shkup: Arrestohet 43-vjeçari që dyshohet se kërcënoi me thikë gruan dhe djalin

Shqipëri1 hour ago

“Condé Nast Traveler” zbulon madhështinë e Alpeve shqiptare, “Majat e Ballkanit” një udhëtim mes natyrës dhe traditës

Lajme1 hour ago

6 banka në garë për ta blerë “Alta Bankën” 

Kosovë1 hour ago

E thirri për kafe por në vend të saj e çoi në motel, 28 vjeçarja dyshohet se u dhu’nua nga i dashuri

Shqipëri3 hours ago

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite buxheti 2027 dhe ndryshimet fiskale

SKENA4 hours ago

Një kujtim prekës: Ramush Haradinaj nderon vëllain e tij në ditëlindje

Kosovë4 hours ago

“Ligji i propozuar nga PDK-ja është i gabuar – dënimi i dytë në Hagë i bën presion Apelit“, thotë Baton Haxhiu

Maqedoni6 hours ago

Pas vitesh pritje, “Kuzman” hap dyert: Dhoma teke dhe kushte hoteli për 280 studentë!

Shqipëri6 hours ago

Protestat, dhëndri i Trump dhe Sazani, Rama për “The Independent”: Ishte shqetësuese, pashë se si demokracitë tona po hahen të gjalla nga…

NA NDIQ NË FACEBOOK