Connect with us

Kosovë

AAK për postin e Presidentit: Kemi kohë për marrëveshje deri në mars

Publikuar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pretendon që me shtetit do të udhëheq lideri i kësaj partie, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Madje nga kjo parti thonë se është e drejtë kushtetuese që kush do që ka pretendime për këtë pozitë të paraqes kandidaturën.

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, njëherësh anëtari i Kryesisë në këtë parti, pret që partnerët e kolacionit të merren vesh për këtë pozitë deri në mars, një muaj para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

“Është e drejtë kushtetuese me konkurruar në fund të fundit do të vendosin ata që kanë 81 vota zgjidhet president. Besoj që deri në mars do të merren vesh. Mirëpo kuptohet që Aleanca ka pretendime për president të vendit”.

Muharremaj theksoi se çdoherë kanë qenë të gatshëm të marrin pjesë në dialogun me Serbinë.

Ai tha se nuk pret shumë nga takimi i 4 shtatorit, duke theksuar se mund të ketë vetëm marrëveshje ekonomike dhe jo përfundimtare.

“Kryeministri i vendit i udhëheq bisedimet dhe e cakton ekipin vet për të marrë pjesë në bisedime. Ne çdo herë kemi qenë që të marrim pjesë në bisedime si parti shtetformuese dhe ta gjejmë një pikë të përbashkët me partitë politike dhe të jemi sa më unik në bisedimet që do të  jenë me 4 shtator në Washington”.

“Unë nuk pres shumë nga këto bisedime, ka mundësi të ketë marrëveshje ekonomike, por marrëveshje përfundimtare nuk ka. Kosova atë çka e ka duhet të fitojë, lëvizje të kufijve nuk duhet të ketë, por duhet të merren vesh. Sa ma shpejt që ta kryejmë marrëveshjen me Serbinë më mirë është për shqiptarët të ecim ka zhvillimi ekonomik”.

Burimet diplomatike në Bashkimin Evropian paralajmëruan se në fillim të shtatorit do të mund të zhvillohet edhe një raund i bisedimeve të nivelit të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Më 4 shtator, ndërkaq, Hoti dhe Vuçiq pritet të takohen në Uashington, me ftesë të këshilltarit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brein.

Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë kanë për synim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Maqedoni13 minutes ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme2 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni3 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri3 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme4 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni5 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri6 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme7 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni8 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri9 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme9 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme10 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

NA NDIQ NË FACEBOOK