Connect with us

Sport

Të shoqëruar nga policia dhe pa vonesa, Zvezda zbret në Shqipëri dhe niset drejt hotelit

Publikuar

Kjo përballje është e vlefshme për turin e dytë në Ligën e Kampionëve, atje ku bardheblutë pasi kaluan Tbilisin, do të bëjnë gjithçka munden për të eliminuar edhe kampionët e Serbisë.

Një ndeshje që do të jetë e ndezur edhe për vetë historinë e të dyja vendeve. Pavarësisht se në fushë do të flasi vetëm gjuha e futbollit, emocionet e së shkuarës dhe historisë nuk mund të anashkalohen.

Ndërkohë që ekipi serb ka zbritur në tokën shqiptare dhe është duke u shoqëruar nga policia deri te hoteli. Në pasditen e sotme do të kenë edhe stërvitjën e parë në “Air Albania”, ndërsa menjëherë pasi zbritën nga avioni kanë vazhduar procedurat e lëvizjes pa pasur asnjë vonesë të panevojshme apo incident.

Ndërkohë në mediat serbe ndeshja në Tiranë është gjithmonë në faqe të parë, për shkak të historisë mes dy shteteve, megjithëse gazetarët janë munduar që në shkimet e tyre të fokusohen vetëm te futbolli.

“Zvezda nuk duhet të mendojë asgjë tjetër për veç se duhet të fitojë kundër një ekipi mesatar. Më duhet të pranoj se jam i kënaqur që do të luhet pa audiencë pasi ka provokatorë nga të dyja palët”, thotë gazetari serb Jovanoviç.

NA NDIQ NË FACEBOOK