Lajme
Gjykata e Lartë, Theodhori Sollaku skualifikohet nga gara

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Theodhori Sollaku, është skualifikuar nga gara për në Gjykatën e Lartë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
“Në vijim të mbledhjes, Këshilli pasi dëgjoi relatorin për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatit nga radhët e juristëve të spikatur, për në Gjykatën e Lartë, vendosi skualifikimin e kandidatit Theodhor Sollaku”.
“Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda pesë ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, thuhet në vendimin e KLGJ-së.
Njëjtë si Gjykata Kushtetuese, edhe Gjykata e Lartë po kalon krizën më të madhe të saj përsa i takon mungesës së anëtarëve, të cilët u shkarkuan nga Vettingu.
Gjykata e Lartë gjatë këtij procesi humbi shtatë anëtarë./ Top Channel




















